Pse Swiss Diamond Hotel Prishtina?

posted in: Destinacione, Prishtina | 0

Swiss Diamond Hotel Prishtina

Hoteli i Ri luksoz në Prishtinë me 5 yje ,mirëpret mysafirët, në zemër të qytetit në rrethin e aktiviteteve financiare dhe arteve aplikative. Hoteli është i vendosur përballë Qeverisë dhe Parlamentit si dhe vetëm disa hapa larg Teatrit Kombëtar dhe Zyrës Qëndrore të Këshillit Evropian. ”Swiss Diamond Hotel Prishtina” ka 140 dhoma dhe suita elegante, me pamje mahnitëse të qytetit dhe shërbim cilësor të kualitetit me pesë yje.

Rezervo

 

INFORMATA PËR DHOMAT

Secila prej 141 dhomave dhe suitave ofrojnë një akomodim të rehatshëm, me pajisje luksoze në banjo, të një teknologjie të lartë dhe pamje të bukur të qytetit të Prishtinës. Në suitat dhe dhomat, siç janë: “Dhomë Biznesi“, “
Dhomë Luksoze“, “Suitë Mbretërore“ dhe “Suitë Presidenciale“, mysafirët do t`i
përjetojnë standartet më të larta të shërbimit dhe akomodimit. Ato posedojnë banjo, tavolinë pune me Wi-Fi, 3 linja telefonike, iPod, kondicioner ajri, TV, Jakuzi, Sauna etj.

MUNDËSITË E HOTELIT
Përveç akomodimit, hoteli ofron edhe kate ekzekutive me çasje në 4 Restorante dhe Bare, si dhe Klubin Swiss Diamond, Qendër Wellnesi (përfshirë palestër dhe Jacuzzi), i pari i këtij lloji në Kosovë, me një sipërfaqe rreth 1200 m2, rrjetin Wireless në të gjitha dhomat e hotelit si dhe shërbim në dhoma 24 orë. Me një hapësirë prej 1200 m2, SPA qendra ofron një gamë të gjerë shërbimesh sa i përket relaksimit, fitnesit, mirëmbajtjes dhe mirëqenies trupore e mendore. Disa prej tyre janë: Sauna me rreze infra të kuqe, Sauna Finlandeze, Sauna me Kripë, Banjë Turke (Hamamet), Hidro Masazhë, Shpella e Akullt, Tretmanët e Fytyrës, Masazhë Aromaterapeutike, Masazhë Terapeutike, Refleksologji të Shputave,

Masazhë Relaksuese, Banjë me Avull, Solariume, Tretmanë për trup, etj. Dhe nëse dëshironi ta keni trupin tuaj në formë, atëherë e vizitoni pishinën dhe qendrën e fitnesit, që ofron pajisjet e duhura dhe trajnerë personal. Poashtu ka 6 dhoma konferencash të m
adhësive te ndryshme, nga dhoma e madhe e vallëzimit deri te dhomat e vogla të mbledhjeve.

USHQIMI DHE PIJET
Restoranti “Iliria“ ofron një eksperiencë të veçantë në vete, duke iu ofruar mysafirëve një meny të pasur me specialitete të përgatitura nga kuzhinierë të njohur ndërkombëtarë. Në Swiss Diamond, Baret dhe Koktejet janë vende të cilat duhet të vizitohen në Prishtinë, atmosfera e këndshme dhe elegante, koleksioni i rrallë i verërave dhe pijeve alkoolike, i’u bënë që ta kuptoni se çfarë jetë e mirë, është mbi të gjitha.